Arrestohen 64 aktivistë klimatikë, kishin bllokuar hyrjet e bankave - Bota Sot
Arrestohen 64 aktivistë klimatikë, kishin bllokuar hyrjet e bankave

Evropë

Arrestohen 64 aktivistë klimatikë, kishin bllokuar hyrjet e bankave

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 19:16
Foto

Policia ka thyer sot në Cyrih dhe në Bazel bllokadën që e kishin shkaktuar aktivistët në shenjë të mbrojtjes së klimës globale. Bëhet fjalë për rreth 120 aktivistë, të cilët kishin bllokuar hyrjet e dy bankave më të mëdha të Zvicrës, UBS dhe CS (Credit Suisse).

Në bllokadën e bërë në hyrjen e selisë kryesore të bankës Credit Suisse në Cyrih, sipas agjencisë së lajmeve Keystone-SDA kanë qenë të përfshirë rreth 70 aktivistë. Policia thotë se me rastin e shpërthimit të bllokadës ka arrestuar 64 persona, transmeton albinfo.ch.

Në Bazel, hyrje  e ndërtesës së bankës UBS e kishin bllokuar rreth 50 aktivistë.

Sipas organizatës “Collective Climate Justice”, demonstruesit në Cyrih dhe Bazel kishin kërkuar tërheqjen e menjëhershme të institucioneve financiare të Zvicrës nga tregtia me thëngjill, naftë dhe gaz. Ata kanë fajësuar bankat e mëdha se po financojnë aksionet që dëmtojnë klimën.

Personeli i sigurisë në hyrje të selive të bankave të përmendura është befasuar sot në orën 6 e 45 të mëngjesit nga aktivistët klimatikë, përcjell albinfo.ch. Por, këta kanë qenë paqësorë. Vetëm kanë bllokuar hyrjet, duke u ulur aty dhe duke vendosur biçikleta dhe saksi me lule.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...