Çiklisti kërcënon Johaness Hahn - Bota Sot
Çiklisti kërcënon Johaness Hahn

Evropë

Çiklisti kërcënon Johaness Hahn

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 14:21
Johannes Hahn

Komisionari evropian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë Johannes Hahn kishte një përvojë të pakëndshme në Vjenë, kur një çiklist fillimisht shkoi drejt tij dhe më pas e kërcënoi se do ta godasë.

Sipas "Kurir" në Vjenë, çiklisti kërcënoi Hahn se do ta godasë shuplakë pas një grindjeje që ndodhi kur komisari evropian me partneren Suzanne Ris Paser po shëtitej në qendrën e qytetit.

Incidenti ndodhi pranë Katedrales së Stephansdom, kur çiklisti hyri me shpejtësi të lartë në një grup këmbësorësh, përfshirë Hahn dhe partneren e tij.

Hahn tha se çiklist po voziste të paktën 50 kilometra në orë dhe pasi e shtyu atë, komisionari evropian i tha çiklistit se ai nuk mund ta bënte këtë dhe se nuk mund të hipte në biçikletë.

Situata më pas u përshkallëzua, dhe çiklisti e kërcënoi Hahn me fjalët: "Do të marrësh një shuplakë, menjëherë."

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...