Sot votimi për Der Leyen, KE mund të udhëhiqet nga një femër - Bota Sot
Sot votimi për Der Leyen, KE mund të udhëhiqet nga një femër

Evropë

Sot votimi për Der Leyen, KE mund të udhëhiqet nga një femër

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 12:57
Ursula von der Leyen

Në Parlamentin Evropian po zhvillohet diskutimi për kandidaturën e Ursula von der Leyen. Ajo nuk ka konkurrentë në synimin për t’u emëruar në krye të Komisionit Evropian, institucionit të rëndësishëm të BE-së.

Sot pasdite ne orën 18.00, Ursula von der Leyen do të përballet me votimin si presidente e ardhshme e Komisionit të BE-së. Pavarësisht nga rezultati në Bruksel, ajo të mërkurën do të tërhiqet nga posti i ministres se mbrojtjes së Gjermanisë.

Me premtime të reja për temat si mbrojtja e klimës dhe të drejtat parlamentare Ursula von der Leyen kërkoi mbështetje për zgjedhjen si presidente e Komisionit të BE-së. Gjatë fjalës përpara evroparlamentarëve në Strasburg, ajo deklaroi ndër të tjera se do të ndërmarrë një nismë të re për pakësimin e emetimeve të gazrave të efektit serë.

Deri në vitin 2022 ajo do të paraqesë një plan për bisedimet mbi klimën, se si “në mënyrë të përgjegjshme” të arrihet pakësimi me 55% i këtyre gazrave në atmosferë.

Duke iu referuar kërkesave të socialdemokratëve, politikania e CDU-së premtoi se dëshiron të arrijë vendosjen e kritereve ligjore për pagën minimale në mbarë BE-në, dhe të avancojë luftën kundër papunësisë tek të rinjtë.

“Ne jemi krenar për ekonominë tonë. Duam ta bëjmë më të fortë. Por ekziston gjithashtu një logjikë e qartë dhe e thjeshtë. Nuk janë njerëzit që i shërbejnë ekonomisë sonë. Është ekonomia që i shërben popullit”, deklaroi Von Der Leyen.

Lidhur me politikën e refugjatëve, diplomatja gjermane shpreson tek një mekanizëm i ri për ndarjen e barrës mes vendeve anëtare.

Ndrësa lidhur me Brexit, Von der Leyen përsëriti qëndrimin që ajo shprehu të hënën, duke thënë se a do të mbështeste zgjatjen e mëtejshme të negociatave.

“Nëse zgjidhem, jam gati të hap rrugën për partneritetin ambicioz dhe strategjik që ne duam të ndërtojmë me Mbretërinë e Bashkuar,” von der Leyen kishte shkruar për grupin e liderëve në Parlamentin Evropian. “Duhet të kërkohet më shumë kohë dhe nëse ka arsye të mira, unë do të mbështes një shtyrje të mëtejshme”.

Me çdo rast, deklaroi van Der Leyen, Britania do te mbetet aleate dhe partnere e Bashkimit Evropian, përcjell Rtsh.

Ne orën 18.00 të ditës së sotme, Von der Leyen do tё përballet me votimin si presidente e ardhshme e Komisionit tё BE.

374 vota i duhet gjermanes dhe femrës së parë në krye te Komisionit Evropian për të pasuar Jean-Claude Juncker.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...