Sot mbahen zgjedhjet parlamentare në Ukrainë, Zelensky synon zgjerimin e pushtetit - Bota Sot
Sot mbahen zgjedhjet parlamentare në Ukrainë, Zelensky synon zgjerimin e pushtetit

Evropë

Sot mbahen zgjedhjet parlamentare në Ukrainë, Zelensky synon zgjerimin e pushtetit

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Kutitë e votimit janë hapur të dielën në Ukrainë. Votuesit do t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre të rinj në parlament.

Volodymyr Zelensky u bë president i Ukrainës në prill të këtij viti, por ka thënë se deri tash nuk ka pasur mundësi t’i emërojë ministrat që dëshiron.

Ish-humoristi po shpreson që këto zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat i kishte shpallur menjëherë pasi ishte zgjedhur president, do ta forcojnë pushtetin e tij dhe t’i japin më shumë mundësi për reforma.

Partia e presidentit Zelensky, e quajtur “Shërbëtori i Popullit” sipas emrit të emisionit televiziv, që dikur udhëhiqej nga ai, pritet të shënojë rezultate të mira në këto zgjedhje.

Sipas anketave, partia e dytë më e popullarizuar është Platforma e Opozitës për Jetë, e cila  është përkrahëse e Rusisë dhe pritet të marrë më së shumti vota në rajonet lindore të Ukrainës.

Megjithatë, Zelensky e ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me këtë parti, nëse nuk i siguron votat e mjaftueshme për ta formuar qeverinë pa koalicion.

Presidenti i Ukrainës duhet ta ndajë pushtetin me parlamentin, i cili ka të drejtë ta formojë qeverinë dhe ta propozojë kryeministrin, shkruan “BBC”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat