Berlin, një kryebashkiak sugjeron kabina seksi pranë aeroportit - Bota Sot
Berlin, një kryebashkiak sugjeron kabina seksi pranë aeroportit

Evropë

Berlin, një kryebashkiak sugjeron kabina seksi pranë aeroportit

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 21:24
Ilustrim

Aeorporti Tempelhof ka parë zhvillime të rëndësishme në gjermani, që nga shërimi si fushë ajrore për nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, e deri te strehimi i refugjatëve sirianë.

Në vitin 2008 u mbyll si aeroport dhe u kthye në një park gjigant, ku banorët e Berlinit dalin mbrëmjeve të verës për të shëtitur.

Por ndryshimi më i fundit mund të jetë pak më ekstrem. Kryetari i Bashkisë së rajonit “Mite” në Berlin ka propozuar kabina të vogla ku prostitutat mund të takohen me klientët, pranë aeroportit.

Kjo nismë do të shërbejë për të shtuar sigurinë e prostitutave, si dhe për t’i larguar takimet nga rrugët e qytetit, pasi ka pasur ankesa nga qytetarët.

Nisma nuk është diçka e re për Gjermaninë. Në qytetin e Këlnit janë përdorur që në vitin 2001 pikëtakime në formë garazhesh, ku klientët futen me makinë për t’u takuar me prostitutat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...