Rusia minimizon rëndësinë e protestave në Moskë - Bota Sot
Rusia minimizon rëndësinë e protestave në Moskë

Evropë

Rusia minimizon rëndësinë e protestave në Moskë

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 18:33
Moskë

Kremlini minimizoi protestat e fundit në Rusi dhe hodhi poshtë pohimet se ato kanë krijuar një krizë politike në vend.

Zëdhënësi Dmitry Peskov u tha gazetarëve se Presidenti Vladimir Putin nuk ka komentuar për demonstratat sepse nuk i sheh ato si "të jashtëzakonshme".

Zëdhënësi mbrojti gjithashtu masat e policisë, duke thënë se veprimet e tyre të forta në protesta ishin të justifikuara.

Në protestën e fundit të dielën, dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në qendër të Moskës, ku kritikuan përjashtimin e disa kandidatëve të opozitës nga zgjedhjet e ardhshme lokale.

Protesta ishte një nga më të mëdhatë në Rusi në tetë vjetët e fundit. Policia ka arrestuar disa mijëra protestues në mitingjet e muajit të kaluar. Autoritetet pretendojnë se kandidatët në fjalë nuk arritën të mbledhin firmat e mjaftueshme për t'u regjistruar në zgjedhje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...