Qyteti norvegjez ku askush nuk guxon të vdesë e as të lind fëmijë, me ligj ndalohen rreptësisht këto gjëra

Evropë

Qyteti norvegjez ku askush nuk guxon të vdesë e as të lind fëmijë, me ligj ndalohen rreptësisht këto gjëra

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 17:36
Longjerbien

Përveç se mban titullin e qytetit më verior në botë, ky qytet norvegjez Longjerbien që gjendet në Svalbard është i veçantë edhe për faktin se askush nuk ka vdekur atje për më shumë se 69 vite, pasi në atë vend vdekja është e ndaluar – sikurse edhe lindjet.

Madje edhe nëse jetën dikush e ka kaluar atje dhe i ndodh që të sëmuret dhe sëmundja të vie deri te faza para vdekjes, do të detyrohet ta largohet nga ishulli dhe vdekjen ta pres në një vend tjetër.

Dhe nëse ndodh që befasisht të vdes, trupi i atij personi do të përgatitet me shpejtësi dhe nuk do të varroset në këtë ishull. Një ligj i ngjashëm vlen edhe për lindjet: ku shtatzënave që u afrohet koha për lindje, ato duhet të largohen nga ishulli që të lindin.

Image

Sa i përket ligjit bizar të vdekjes, pas tij fshihet një arsye: mbrojtja e banorëve tjerë. Qysh në vitin 1950 është zbuluar se trupat e pajetë që janë varrosur në varrezat e qytetit nuk po dekompozohen për shkak të temperaturave të ula, kështu që viruset e kufomave mund të mbijetojnë dhe ekziston rreziku për shpërndarjen e tyre.

Diçka e ngjashme ka ndodhur në veri të Siberisë, kur edhe shpërtheu epidemia e antraksit në vitin 2016. Sëmundjet e trupave të pajetë të kafshëve që nuk janë dekompozuar, ka bërë që qytetarët të infektohen dhe si rezultat i kësaj të humb jetën një person dhe 90 tjerë të përfundojnë në spital.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat