Ngadalëson motori i Evropës/ Ekonomia e Gjermanisë vuan nga investimet e dobëta

Evropë

Ngadalëson motori i Evropës/ Ekonomia e Gjermanisë vuan nga investimet e dobëta

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 17:24
Foto

Ekonomia gjermane gjendet përballë një momenti të vështirë dhe shkaku për këtë nuk është as agresiviteti i Donald Trump-it e as kërcënimet e Kinës.

Problemi sipas Thomas Straubhaar-it, janë investimet e dobëta. Shqetësime të shumta e kanë rrethuar këto kohët e fundit motorin e Evropës; shumë druhen se Gjermania rrezikon të hyjë në recesion.

Që prej krizës financiare të vitit 2008 dhe rënien ekonomike që e pasoi, në Gjermani investohet shumë pak. Investimet kanë ardhur duke u pakësuar nga 10% të prodhimit të brendshëm bruto që ishin në 199-shin, në 6-7% aktualisht. Pasojë direkte e tkurrjes së tyre është zvarritja në produktivitetin e punës. “Me këtë vjen dhe ngadalësimi i risive”, thotë  Straubhaar në një shkrim të botuar nga Die Welt.

Pasojat e një situate të tillë, do ta vënë në pikëpyetje më shumë se çdo gjë tjetër prosperitetin ekonomik të Gjermanisë, argumenton ai duke kujtuar këtu se rritja e produktivitetit të punës është baza nga rrjedh rritja e rrogave. Sipas analistit, aftësia konkurruese dhe mirëqenia në plan afatgjatë do të sigurohen vetëm me më shumë investime, duke përfshirë edhe ato në arsim e shkencë.

Top Channel

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat