Rrufeja mbytë 23 lopë, goditi rrethojën metalike afër së cilës po qëndronin - Bota Sot
Rrufeja mbytë 23 lopë, goditi rrethojën metalike afër së cilës po qëndronin

Evropë

Rrufeja mbytë 23 lopë, goditi rrethojën metalike afër së cilës po qëndronin

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 20:10
Rrufeja mbytë 23 lopë

Mbetën të ngordhura 23 lopë, kur rrufeja goditi rrethojën metalike të një fushe në Teksas të Shteteve të Bashkuara.

Imazhet shqetësuese i tregojnë gjedhet e shtrira në tokë, pasi e pësuan nga shkarkimi gjatë një moti me shi, që më pas u shpërnda në të gjithë rrethojën.

“Duket se ka qenë rrufe shumë e fortë, sa që një prej lopëve, e ka hedhur disa metra më larg” ka thënë fermeri që i kishte lopët në pronësi.

Lopët që kishin trup të fryrë dhe më pas u mbuluan nga mizat, ai i pa pas disa ditësh, meqenëse stuhia ishte e fortë dhe nuk mundi të shkonte në fermë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...