Rrotullohet autobusi që po udhëtonte nga Parisi për në Londër, 33 udhëtarë mbetën të lënduar

Evropë

Rrotullohet autobusi që po udhëtonte nga Parisi për në Londër, 33 udhëtarë mbetën të lënduar

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 18:25
Foto

Autobusi që po udhëtonte nga Parisi për në Londër, është rrotulluar në pjesën jugore të Francës, duke shkaktuar lëndimin e 33 udhëtarëve, prej të cilëve katër kanë gjendje të rëndë.

Burime pranë policisë, kanë thënë se autobusi është rrotulluar për arsye të panjohura, ndërsa ka përfunduar jashtë rruge, i kthyer në njërën anë.

“Të gjithë udhëtarët janë nxjerrë jashtë, ndërsa ata që kishin gjendje më të rëndë u dërguan menjëherë në spital, Të tjerët që ishin të lënduar lehtë, u trajtuan aty nga ndihma e shpejtë”, thuhet në raport.

Fotografitë e shpërndara, e shfaqin autobusin e dëmtuar rëndë, derisa shumë pjesë i janë shpërndarë në afërsi.

Ky autobus është në pronësi të një kompanie gjermane, ndërsa identiteti i udhëtarëve nuk është bërë i ditur. 

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat