Kroaci: “Më lehtë ka qenë në kohën e Tuxhmanit” - Bota Sot
Kroaci: “Më lehtë ka qenë në kohën e Tuxhmanit”

Evropë

Kroaci: “Më lehtë ka qenë në kohën e Tuxhmanit”

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 14:18
Novi List

Gazetarët e gazetës nga Rijeka, Novi List shënojnë 120 vjetorin e themelimit. Por shqetësimi është shumë i madh. Brenda 3 vitesh janë ndërruar gjashtë kryeredaktorë. Nga redaksia janë larguar shumë gazetarë.

Se sa e keqe është gjendja, e tregon më së miri ndoshta një nga gazetaret e Novi List, e cila flet, por nuk pranon të publikohet emri i saj. Ajo thotë, se gazetarët e kanë pasur më lehtë në kohën e Tuxhmanit, se sa tani. Vetëm gjatë muajit të kaluar, nga redaksia Novi List janë larguar rreth 10 gazetarë. Ata kanë kërkuar punë të re. Novi List ka sot rreth 200 punëtorë, ndërsa përkeqësimi i gjendjes me kontratat e punës po vazhdon nga dita në ditë.

"Situata në Novi List është shumë e rëndë. Të drejtat e gazetarëve po zvogëlohen nga dita në ditë me anekse të ndryshme në kontratatën kolektive të punës. Një problem shtesë është mungesa e unitetit në sindikata dhe fakti që shumë gazetarë nuk janë të vetëdijshëm, se duhet të luftojmë për të drejtat tona që garantohen me ligj“, thotë kryetarja e Sindikatës së Gazetarëve të Kroacisë, Maja Sever. Ajo shton se situata me respektimin e të drejtave të gazetarëve në Kroaci është "dramatike", që më së miri dëshmon fakt, se kontratat kolektive zbatohen vetëm në dy media shtetërore - Hina dhe HRT.

Image

Situata në revistën Novi List  është keqësuar në mënyrë dramatike muajt e fundit, pas emërimit të një kryeredaktori pa pëlqimin e redaksisë. Në krye të gazetës është emëruar nga autoritetet një peson pa qenë fare gazetar dhe redaktor, që ka shokuar anëtarët e redaksisë dhe organizatat gazetareske.

Shkelje e pavarësisë së gazetarëve

Kryetari i shoqatës së gazetarëve Hrvoje Zovko thotë se situata në Novi List është vërtet shqetësuese, që dëshmon edhe ndërrimi i shpeshtë i kryeredaktorëve. "Ajo që po ndodh tani është e turpshme, sepse po shkelet ligji dhe statuti i redaksisë, që garantojnë pavarësinë e gazetarëve dhe redaktorëve. Gazetarët e shkëlqyee që kanë punuar me vite të tëra po largohen nga kjo shtëpi botuese, sepse nuk kanë zgjidhje tjetër", thotë Zovko.

Image
Hrvoje Zovko

Ministrja e Kulturës Nina Obuljen Korzhinek nuk i ka përfillur fare kritikat e shoqatave gazetareske, për kushtet e gazetave. Prej themelimit të shtetit kroat e deri në fillim të viteve 2000, Novi List ka qenë një prej gazetave më kritike ndaj qeverive të partisë, HDZ. Në kohën e presidentit Franjo Tuxhman, kjo gazetë ka qenë nën presion të madh, por kriza e madhe e gazetës ka filluar në vitin 2008, kur pronësia e gazetës, e cila deri asokohe ishte në duart e redaksisë, ka kaluar në duart e tajkunit, Robert Jezhiq, i njohur në opinion për aferën Ina-MOL, në kohën e kryeministrit Ivo Sanader. Jezhiqi është tani dëshmitari kryesor në procesin kundër Sanaderit. Ai thotë se përmes tij hungarezët kanë dashur t'i pagujanë Sanaderit pesë milionë euro ryshfet, për të marrë pronësinë ndaj rafinerisë së naftës, Ina. Me rënien e Sanaderit, ka filluar të rrënohet edhe perandoria e tij.

Image
Ivo Sanader

Afërsia e Jezhiqit me Sanaderin është manifestuar edhe në politikën redaktuese të gazetës Novi List, e cila në vitin 2011 ka kaluar në pronësi të tajkunit tjetër Albert Faggian, i cili është pronar edhe i gazetës Glas Istre (Zëri i Istrës). Ndërsa në vitin 2016, në fazën e procesit të falimentimit, gazeta ka kaluar në duart e fondit çeko-sllovak për investime J&T.

Rijeka do të jetë vitin e ardhshëm kryeqytet evropian i kulturës. Ndërsa Novi List feston 120 vjetorin e themelimit. Dikur, babai i gazetarisë moderne në Kroaci, Frano Supilo pikërisht me gazetën Novi List bëri reformimin e sistemit të informimit, sot gazetarët e kësaj gazete kanë frikë për ekzistencën. Probleme ka shumë - politike, ekonomike, presione dhe të ardhura të vogla. Ata nuk e kanë të qartë, se cila është sot politika redaktuese e gazetës. Drejtorja e gazetës Ankica Kruljac, nuk i është përgjigjur deri tani në kërkesave të Deutsche Welles për shpjegimin e gjendjes./DW

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat