Mijëra protestues në Gjeorgji kërkojnë reforma zgjedhore - Bota Sot
Mijëra protestues në Gjeorgji kërkojnë reforma zgjedhore

Evropë

Mijëra protestues në Gjeorgji kërkojnë reforma zgjedhore

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 00:03
Protesta ne Gjeorgji

Mijëra protestues në Gjeorgji kanë dalë në rrugët e kryeqytetit para Parlamentit në kundërshtim të mosmiratimit të reformave të reja zgjedhore nga ligjvënësit.

Protestuesit në Tbilisi kanë mbajtur flamuj të NATO-s dhe Bashkimit Evropian derisa kanë dëgjuar fjalimet e liderëve opozitarë, teksa nuk është raportuar për dhunë dhe incidente.

Liderët opozitarë kanë tentuar të krijojnë një momentum me anë të presionit ndaj ligjvënësve për të tërhequr votën e disa ditëve më parë lidhur me reformat zgjedhore, që aktualisht funksionojnë me anë të përfaqësimit të pjesshëm.

Ky ndryshim ishte paraparë të ndodhë më 2024, por partitë opozitare kanë ngritur zërin duke theksuar se ky sistem favorizon partinë në pushtet.

Votimi ka ngjallur kritika edhe nga Këshilli Evropian Parlamentar si dhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tbilisi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat