Shtëpitë u dridhën dhe gotat e çajit gati u rrëzuan, kur një tërmet goditi një pjesë të Anglisë - Bota Sot
Shtëpitë u dridhën dhe gotat e çajit gati u rrëzuan, kur një tërmet goditi një pjesë të Anglisë

Evropë

Shtëpitë u dridhën dhe gotat e çajit gati u rrëzuan, kur një tërmet goditi një pjesë të Anglisë

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 12:59
Foto ilustrim

Njerëzit kanë raportuar që shtëpitë e tyre po dridheshin dhe gotat e çajit gati janë rrëzuar kur një tërmet me magnitudë 3.4 goditi Somerset, Angli.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, dridhja kishte kapur disa banorë në befas të cilët po nxitonin të kontrollonin nëse ndonjë makinë ishte përplasur për shtëpinë e tyre, pak para orës 11 të mbrëmjes në perëndim të Anglisë.

Mediat sociale u përmbytën nga njerëzit që raportuan lëkundjen që përshkruhej si një “zhurmë”.

Jenny Vincent, në Somerset, tha që ajo po shikonte një program televiziv të pëlqyer nga ajo, kur dëgjoi dridhjen.

“Kishte një zhurmë të vogël, atëherë një gjëmim rreth orës 10.50. Dekoratat tona të pemës së Krishtlindjes lëkundëshin nga njëra anë në tjetrën! Unë shikova derën e përparme dhe nuk pashë asgjë”, ka rrëfyer ajo.

Sipas autoriteteve britanike, një tërmet kishte goditur këtë pjesë dhe zgjati për disa sekonda.

Ndër zonat e raportuara ku ishin ndier dridhjet ishin Yeovil, Bridgwater, Taunton dhe Cheddar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat