Zgjedhjet në Britani të Madhe, diku kishte edhe përleshje midis anëtarëve dhe mbështetësve të partive rivale

Evropë

Zgjedhjet në Britani të Madhe, diku kishte edhe përleshje midis anëtarëve dhe mbështetësve të partive rivale

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Një përleshje shpërtheu në elektoratin e John McDonnell të Hayes dhe Harlington pasi ai u shpall fituesi atje.

Ai, sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, u rizgjodh dhe mbajti vendin e Laburistëve, edhe pse partia thuhet se pësoi humbjen e rëndë në nivel kombëtar.

Thirrjet “gënjeshtar” dhe “terrorist” u dëgjuan ndërsa z. McDonnell po mbante fjalimin e tij.

Ndërkohë policia u pa në përpjekje për të ndërprerë përleshjen që besohej të ishte midis anëtarëve dhe mbështetësve të partive rivale.

Ndërsa McDonnell thuhet se ndër tjerash ka folur edhe për frikën e tij për një rritje të pikëpamjeve nga e djathta ekstreme.

Ndryshe, Boris Johnson do të kthehet në “Downing Street” me një shumicë të madhe pasi konservatorët thuhet kanë marrë shumicën e votave, në zgjedhjet e së enjtes në Britaninë e Madhe.

Kjo do t’i jepte Johnsonit një shumicë të rehatshme dhe do t’i hapte rrugën Brexit të zhvillohej në fund të janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat