Kurz betohet si kancelar i Austrisë

Evropë

Kurz betohet si kancelar i Austrisë

Më: 7 janar 2020 Në ora: 15:06
Sebastian Kurz

Lideri Partisë Konservatore, Sebastian Kurz, sot ka dhënë betimin si kancelar i Austrisë, me çka kthehet në Qeveri si drejtuesi i një koalicioni të ri dhe shumë të ndryshëm, me të Gjelbrit.

Kurz, 33 vjeç, u kthye në detyrën e kancelarit pasi u prish qeveria e koalicionit me Partinë e Lirisë të Austrisë pas publikimit të një videoje ku shihet se si lideri i partisë djathtiste Heinz-Christian Strach ofron privilegje një investitori rus.

Kjo është hera e parë që gratë përbëjnë shumicën në qeverinë federake, dhe të Gjelbërtit marrin pjesë në punën e saj.

Partia Popullore e Austrisë (OVP ) javën e kaluar u dakordua me të Gjelbërit rreth marrëveshjes për koalicion. Të Gjelbërit morën ministrinë që bashkon çështjen e mjedisit jetësor, transportit, infrastrukturës, energjisë, teknologjisë dhe inovacionit.

Kurz me dhënien e betimit sot ktheu “titullin” e shefit më të ri evropian të Qeverisë, që deri para do kohe i takonte kryeministres së Finlandës, Sanaa Marin (34), e cila muajin e kaluar filloi mandatin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat