Ora e Londrës, më e dëmtuar sesa ishte menduar - Bota Sot
Ora e Londrës, më e dëmtuar sesa ishte menduar

Evropë

Ora e Londrës, më e dëmtuar sesa ishte menduar

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Ora 177-vjeçare e Londrës, Big Ben është dëmtuar më shumë sesa ishte menduar nga bombat gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore, kanë thënë ekspertët teksa shifrat e shpenzimeve për renovimin e saj po vazhdojnë të rriten.

Ian Ailles, drejtor general i ndërtesës së parlamentit ka thënë më 12 shkurt se renovimi i kullës ku gjendet ora po del të jetë proces më i vështirë sesa që ishte planifikuar.

Kulla është izoluar në tre vjetët e fundit, meqë punëtorët janë duke rregulluar pjesët e dëmtuara të orës 12 tonëshe.

Ata kanë zbuluar edhe probleme të tjera në orë, përfshirë dëmin e shkaktuar nga pluhuri dhe azbesti.

“Pa hapjen e kullës ka qenë e pamundshme që të kuptojmë nivelin e dëmit në kullë”, ka thënë Ailles.

Kulla u ka mbijetuar bombardimeve, ndonëse kulmi i ishte dëmtuar në maj të vitit 1941.

Parlamenti britanik ka deklaruar se ligjvënësve u është thënë që renovimi do të kushtojë 79.7 milionë funta për dallim nga 61.1 milionë sa ishin paralajmëruar paraprakisht.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat