Kur mbahen zgjedhjet në skuadrën e Barcelonës për President? Kush janë kandidatët? Kush voton?

Evropë

Kur mbahen zgjedhjet në skuadrën e Barcelonës për President? Kush janë kandidatët? Kush voton?

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 12:45
Foto ilustrim

Skuadra e Barcelonës po përgatitet për zgjedhjet e reja presidenciale, të cilat planifikohen të mbahen në vitin 2021.

Klubi i Barcelonës njihet për zgjedhjet demokratike presidenciale, kësisoj presidenti radhës i katalanëve do të zgjidhet me anë të votës së lirë.

Më poshtë janë disa prej detajeve kryesore që duhet t’i dini, lidhur me zgjedhjet e ardhshme në klubin ‘Blaugrana’.

Kur do të mbahen zgjedhjet?

Zgjedhjet për postin e ri do të mbahen në verë të vitit 2021 dhe presidenti i zgjedhur do të ketë mandat gjashtëvjeçar, ashtuqë vendimmarrja do të jetë në duart e të zgjedhurit deri në vitin 2027.

Cilët janë kandidatët për postin e presidentit?

I vetmi kandidat i deklaruar deri më tani është Victor Font, i cili, pasi u deklarua se do të kandidojë për postin e shefit të klubit, u shpreh se do të marrë një varg reformash të brendshme, sidomos në lidhje në menaxhimin e Lionel Messit dhe përpjekjen që argjentinasi të pensionohet në ‘Camp Nou’.

Kush është presidenti i tanishëm?

President i tanishëm i klubit nga ‘Camp Nou’ është Joseph Maria Bartomeu i cili zëvendësoi Sandro Rossell.

Bartomeu fitoi zgjedhjet në 2015 duke u bërë presidenti i 40-të i klubit.

Kush mund të votojë?

Të drejtën e votës e kanë vetëm anëtarët e klubit (mbi 18 vjeçarë), të cilët duhet të jenë pjesë e kryesisë për së paku një vjet në mënyrë që t’u mundësohet e drejta e votës dhe po ashtu duhet të jenë të pranishëm në ‘Camp Nou’ në procesin e votimit.

Kush është favorit për ta fituar postin?

Ndonëse ende nuk është deklaruar si kandidat zyrtar, Joan Laporta shihet si favoriti kryesor në rast pjesëmarrjeje në këtë garë.

Pas problemeve që ndodhën javët e fundit brenda klubit të Barcelonës, zgjedhjet janë ato që po përfliten më së shumti për shkak se fansat po duan ndryshime dhe po shihen si rruga e vetme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat