Britania përfshihet nga stuhia Dennis, anulohen qindra fluturime - Bota Sot
Britania përfshihet nga stuhia Dennis, anulohen qindra fluturime

Evropë

Britania përfshihet nga stuhia Dennis, anulohen qindra fluturime

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 11:50
Britani

Stuhia Dennis pritet të shkaktojë probleme të konsiderueshme në komunikacion gjatë fundjavës në Britani të Madhe për shkak të reshjeve të mëdha dhe erërave të fuqishme.

Zyra e Meteorologjisë i ka aktivizuar disa alarme të motit për shkak të reshjeve të mëdha të shut dhe erërave të fuqishme, ndërsa ka paralajmëruar se vërshimet mund të paraqesin rrezik për jetë.

Kompanitë ajrore “British Airways” dhe “EasyJet” kanë konfirmuar se do t’i anulojnë fluturimet për arsye sigurie dhe i kanë këshilluar klientët që t’i përcjellin të dhënat në faqet e internetit për ndryshimet e mundshme.

Një shenjë komunikacioni, e mbuluar gati tërësisht nga uji i vërshimeve

Zyrtarët lokalë në West Yorkshire njoftuan se ushtarët do të angazhohen gjatë përgatitjeve për efektet e stuhisë, shkruan “Independent”.

Meteorologët kanë parashikuar erëra me shpejtësi deri në 112 kilometra në orë dhe reshje deri në 12 centimetra.

Kompania “EasyJet” deri më tash i ka anuluar 230 fluturime vetëm për të shtunën, duke u bazuar në parashikimin e motit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat