Dy persona përfundojnë nën borë nga orteku në Verbier të Zvicrrës

Evropë

Dy persona përfundojnë nën borë nga orteku në Verbier të Zvicrrës

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 17:34
Dy persona përfundojnë nën borë nga orteku në Verbier të Zvicrrës

Skijuesve që i zuri orteku, u dalin në ndihmë personat që ishin në vendngjarje.

Fatmirësisht në vendin e ngjarjes kishte persona të tjerë që më pas u munduan ti shpëtonin, raporton “Daily Mail”.

Në fillim ata gjetën një grua e cila tërë kohën thoshte “Më ndihmoni! Më ndihmoni ju lutem!”. Pasi liruan fytyrën e saj nga bora, dhe ajo mund të merrte frymë, kërkoi ndihmë nga po të njëjtit persona që ta ndihmonin shokun e saj që nuk e kishin idenë ku ndodhej.

Të paktën 10 persona ndodheshin në vendin ku u shkaktua orteku, por vetëm dy prej tyre ngecën nën borë.

Më pas ata gjetën edhe personin tjetër i cili kishte ngecur nën borë dhe po bërtiste në mënyrë që ta gjenin më shpejtë.

Pothuajse i kishte mbaruar oksigjeni gjatë qëndrimit të gjatë nën borë, por i erdhën në ndihmë disa persona, fatmirësisht të dy janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat