Sulmohet me thikë muezini në një xhami të Londrës, arrestohet i dyshuari – pamje nga vendi i ngjarjes - Bota Sot
Sulmohet me thikë muezini në një xhami të Londrës, arrestohet i dyshuari – pamje nga vendi i ngjarjes

Evropë

Sulmohet me thikë muezini në një xhami të Londrës, arrestohet i dyshuari – pamje nga vendi i ngjarjes

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 17:47
Foto

Një burrë është arrestuar me dyshimin për tentativë vrasjeje pas një goditje me thikë brenda një xhamie në Londër.

Sipas mediave të huaja, viktima, e cila është në vitet ’70 të tij, u gjet me plagë të shumta pasi shërbimet e urgjencës u thirrën në Xhaminë Qendrore të Londrës në Park Road, afër Parkut të Regent.

Siç bëhet e ditur më tej, ai u dërgua në spital dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Autoritetet kanë rrethuar vendin e incidentit dhe kanë filluar hetimet rreth ngjarjes.

Ndërkohë dëshmitarët thanë se njeriu – i cili dyshohet se ishte i goditur me thikë në qafë – në Xhaminë Qendrore të Londrës pranë Parkut të Regent ishte muezini, i cili i thërret myslimanët për lutje.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat