Frikë nga coronavirusi, lagjen kineze në Milano nuk po e frekuentojnë turistët dhe vendasit

Evropë

Frikë nga coronavirusi, lagjen kineze në Milano nuk po e frekuentojnë turistët dhe vendasit

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 16:06
Foto Ilustrim

Pas diagnostifikimit të qindra pacientëve me coronavirus në Itali, ku humbën jetën 8 prej tyre, autoritetet e vendit kanë filluar të aplikojnë masat e rrepta të kontrolleve si preventivë dhe tentativë për të parandaluar zgjerimin e virusit vdekjeprurës.

E një prej vendeve më të prekura në Itali është një lagje kineze në Milano, ku nga frika se mund të infektohen me virus, shumë turistë por edhe banorët lokal i kanë reduktuar dukshëm lëvizjet nëpër këtë lagje.

Perutnina Ptuj me kujdes dhe vëmendje të veçantë për konsumatorët

Edhe pse shumë pak markete dhe lokale tjera afariste po vazhdojnë të jenë të hapura, ato shumë pak njerëz po i frekuentojnë, për faktin se tashmë dihet se epiqendra e virusit vdekjeprurës ka shpërthyer në një qytet kinez – Wuhan, dhe dyshimet se dikush mund të ketë qenë atje i ka shtyrë qytetarët të jenë më të kujdesshëm kur kalojnë nëpër këtë lagje.

Megjithatë edhe ata pak persona që shihen nëpër këtë lagje, mbajnë maska mbrojtëse dhe në fytyrat e tyre vërehet një dozë frike se mund të infektohen me coronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat