Koronavirusi, frikëson numri i të prekurve në Gjermani

Evropë

Koronavirusi, frikëson numri i të prekurve në Gjermani

Më: 1 mars 2020 Në ora: 18:49
Gjermani

Janë 117 raste të prekurish me koronavirus në Gjermani, një shtim i ndjeshëm gjatë kësaj fundjave në raport me shifrat fillestare.

Shifrat e fundit u raportuan nga instituti Robert Koch.

Për landin e Baden-Wurtemberg dhe Bavari, u kërkua që nxënësit të mos kthehen në shkolla pas pushimeve të karnavaleve.

Ndërkohë janë anuluar një sërë eventesh të mëdha, të programuara për ditët në vijim.

Landet deri më tani të prekura nga emergjenca janë Bavaria, Baden-Wurtemberg, Hesse, Saksonia e Ulët, veriu i Reno, Hamburgu, Brema, Schleswig-Holstein dhe Renania-Palatinato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat