Republika Çeke konfirmon 3 rastet e para me koronavirus

Evropë

Republika Çeke konfirmon 3 rastet e para me koronavirus

Më: 1 mars 2020 Në ora: 23:16
Foto ilustrim

Republika Çeke konfirmoi 3 rastet e para me koronavirus. Njoftimin e bëri Ministri i Shëndetësisë Adam Vojtech.

Vojtech tha se një prej pacientëve është një student amerikan që studionte në Milano të Italisë, i cili kishte udhëtuar në Pragë siturist, shkruan CNN. Edhe dy pacientët e tjerë kishin vizituar Italinë veriore.

Rastet u konfirmuan nga Laboratori Kombëtar i Referencës i Qendrës së Toksikologjisë dhe Sigurisë Shëndetësore. Ministri tha se mostrat laboratorike ishin dërguar në Berlin për konfirmim të mëtejshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat