Venediku kurrë nuk ka qenë më i zbrazët, sheshet – restorantet në të cilat dikur mezi gjendej një vend i lirë sot janë të thatë

Evropë

Venediku kurrë nuk ka qenë më i zbrazët, sheshet – restorantet në të cilat dikur mezi gjendej një vend i lirë sot janë të thatë

Më: 4 mars 2020 Në ora: 14:29
Foto

Venediku është i njohur si destinacion turistik, por frika nga coronavirusi ka bërë që ky vend në Itali të zbrazet plotësisht.

Rrugët, sheshet por edhe restorantet që dikur ishin të stërmbushur, tani janë pothuajse të thatë ose më mirë thënë me shumë pak turistë të cilët bartin maska mbrojtëse në fytyrë.

Edhe në kanalet nëpër të cilat dikur lundronin gondolat janë shndërruar në “zona fantazmë”. Është reduktuar dukshëm edhe numri i fluturimeve në këtë qytet, që zakonisht tejkalonte shifrën e 30 milionë turistëve që e vizitonin brenda një viti.

Gjithashtu është anuluar karnavali i njohur, e punonjësit shëndetësorë vazhdimisht po dezinfektojnë hapësirat publike – rrugët, trotuaret, urat, sheshet dhe pishinat.

Në anën tjetër kurrë më e lehtë nuk ka qenë arritja deri te lokacionet e famshme, kjo për faktin se në kushte të zakonshme do të duhej të shtyheshit me turmën për të bërë një foto. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat