Policia spanjolle gjen sasi rekorde të metamfetanimës

Evropë

Policia spanjolle gjen sasi rekorde të metamfetanimës

Më: 4 mars 2020 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Policia në Spanjë i ka gjetur dhe konfiskuar 752 kilogramë të substancës narkotike metamfetaminë pas zbulimit të një bande, e cila trafikonte drogë duke e fshehur atë në blloqe të mëdha të mermerit.

Hetimet për këtë rast filluan në gusht të vitit të kaluar pasi policia vërejti se një kompani po i importonte 25 tonë blloqe mermeri nga Meksika në Valencia të Spanjës, pavarësisht se asaj i mungonin burimet dhe infrastruktura e nevojshme.

Kështu, në hetime filloi bashkëpunimi mes policisë dhe zyrtarëve të doganës, të cilët i përcollën importet e mermerit nga kompania e dyshimtë, shkruan “The Guardian”.

“Për t’iu shmangur kontrollit policor, trafikantët kishin hapur vrima në blloqet e mermerit, ku më pas e kishin futur sasinë e madhe të drogës, të ndarë në 43 pako të plastikës, të cilat e kishin formën e cilindrave”, thuhet në deklaratën e policisë.

Përpos drogës, policia i gjeni pesë pushkë dhe 150 mijë euro. U konfiskuan edhe 14 automjete dhe u bllokuan shtatë llogari bankare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat