Qeveria Conte lëvron 7.5 miliardë euro për të përballuar koronavisurin

Evropë

Qeveria Conte lëvron 7.5 miliardë euro për të përballuar koronavisurin

Më: 5 mars 2020 Në ora: 17:30
Giuseppe Conte

Kryeministri Giuseppe Conte ka firmosur sot një tjetër draft ligj me masa ekonomike për të përballuar gjëndjen e jashtëzakoshme të emergjencës shëndetësore që ka përfshirë vendin.

Në një konferencë për shtyp ministri i italian i ekonomisë Roberto Gualtieri,  ka deklaruar se "askush nuk duhet të humb vendin e punës për shkak të koronavirusit".

I pranishëm qe dhe kryeministri Giuseppe Conte i cili informoj se qeveria vë në dispozicion 7.5 miliardë euro në ndihmë të familjeve e bizneseve për të përballuar këtë siutatë të krijuar nga emergjenca e koronavirusit.

"Jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë që kemi", tha ai, "Kjo është jo vetëm një emergjencë sanitare por dhe ekonomike e këto fonde do të përdoren për masa urgjente në shërbim të familjeve italiane e të sipërmarrjve në vështirësi."

Ndërkohë po punohet dhe me institutet bankare për të ndihuamr me kredi bizneset në vështirësi.

 Gjithashtu ekzekutivi italian vendosi sot të shtyj zhvilimin e referendumit popullor mbi shkurtimin e numrit të parlamentarëve i parashikuar më 29 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat