Koronavirusi po përhapet shpejt në Itali, vdiqën 41 persona

Evropë

Koronavirusi po përhapet shpejt në Itali, vdiqën 41 persona

Më: 5 mars 2020 Në ora: 22:40
Foto ilustrim

Një bilanc tepër tragjik është shënuar ditën e sotme në Itali ku sipas mediave koronavirusi ka vrarë 41 persona brenda 24 orëve të fundit.

Ndërkohë  3858 persona rezultojnë se janë infektuar me virusin vdekjeprurës CoVid-19.  Numri total i viktimave të shkaktuar nga koronavirusi në Itali ka shkuar në 148 nga 107 sa ishin të mërkurën.

Por nga ky virus vdekjeprurës ka edhe nga ata persona që kanë arritur të shërohen. Sipas raportimeve në mediat italiane janë 1790 pacientë që kanë marrë vetën pas infektimit me kroonavirus.

Ndërkohë 56 pacientë të prekur janë në gjendje më të rënduar edhe pse mjekët po bëjnë të pamundurën për tu ardhur në ndihmë.

Koronavirusi është përhapur në të gjithë rajonet e Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat