Europa dimër të ngrohtë, u regjistruan temperatura 3.4 gradë mbi mesataren

Evropë

Europa dimër të ngrohtë, u regjistruan temperatura 3.4 gradë mbi mesataren

Më: 6 mars 2020 Në ora: 06:41
Ilustrim

Europa sapo ka përjetuar dimrin e saj më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë, thonë ekspertët e Bashkimit Evropian për klimën. Shërbimi i Ndryshimit të Klimës së Kopernikut (C3S) pohoi se mes dhjetorit 2019 dhe shkurtit 2020, temperaturat ishin 3.4 gradë Celsius mbi ato mesatare krahasuar me vitet 1981 dhe 2010.

Temperaturat kanë qenë 1.4 gradë më të ngrohta se dimri më i butë i regjistruar deri më sot, ai i vitit 2015, theksoi organizata. C3S tha se nga tendencat e ngrohjes janë prekur vecanërisht Europa Veriore dhe ajo lindore.

Drejtori i organizatës, Carlo Buentempo, sqaroi se situata nuk mund t’i atribuohet vetëm ngrohjes globale; megjithatë ajo konsiderohet një faktor i rëndësishëm në këto ndryshime.

“Edhe pse ky lloj dimri ishte një ngjarje vërtet ekstreme në vetvete, ai u theksua edhe më shumë tendencat globale të ngrohjes”, pohoi Buentempo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat