Udhëheqësi shpirtëror i Putinit porosit rusët: Kjo është lufta e tretë botërore, pason lufta e vërtetë

Evropë

Udhëheqësi shpirtëror i Putinit porosit rusët: Kjo është lufta e tretë botërore, pason lufta e vërtetë

Nga: F. B. Më: 1 prill 2020 Në ora: 11:47
Porhovskit Tihon dhe Putin

Mitropoliti i Pskovski dhe Porhovskit Tihon (Shevkunov) pandeminë e virusit Corona e ka quajtur luftën e tretë botërore në të cilën i gjithë njerëzimi lufton kundër një armiku – Covid-19, shkruan “Pravda”m transmeton “Bota Sot”.

“Pas 75 vjet përsëri është luftë – luftë botërore. Aspak s’po e rriti, nuk po bëjë presion në ju apo ndaj dikujt me shqetësim veçantë. Kjo vërtetë është luftë e njerëzimit dhe këtë të keqe që ka hyr mes njerëzve dhe ndaj të cilit tek na pason lufta e vërtetë. Ndërsa disa mjekëve, njerëzve që kujdesen për siguri e ne njerëzve të thjeshtë sikur ju ka ndodhur baballarëve dhe gjyshërve në kohën e luftës” tha mitropoliti rus.

Mitropoliti Tihon ka ftuar qytetarët që mos të vizitojnë manastirin Pskovsko-Peçerski manastir që njihet si një ndër më të vjetrit në Rusi, që nuk është mbyllur as në kohën e luftës së dytë botërore.

“Pse? Si? A mundesh të infektohesh në manastir? Rinia që bart këtë virus, nuk hetojnë simptomat, vjen nga Moska, Sant Peterburgu në vëllazërinë tonë ku qëndrojnë afër gjysheve, kolliten dhe thjeshtë marrin frymë. Dhe në hapësirën e ngushtë e infekton njeriun” sqaroi mitropoliti.

Mitropolit Tihon jo-zyrtarisht numërohet si udhëheqësi shpirtëror i Rusisë Vladimir Putin, por nuk është vërtetuar, ai është autor i librit “Të pa shenjtët dhe shenjtët“.

Të përkujtojmë se sipas Rusisë sipas të dhënave të fundit janë infektuar  me virusin Corona 2.337 persona dhe 120 janë shëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat