Mbretëria e Bashkuar ka lajmëruar 684 vdekje të tjera nga koronavirusi ditën e sotme, duke rritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 3.605.
Raportimi i sotëm është një rekord ditor i vdekjeve, ku që nga e marta janë raportuar më shumë viktima se sa një ditë më parë, raporton Dailymail.
Dje pati një rekord prej 569 viktima të reja të njoftuara nga Departamenti i Shëndetësisë dhe statistikat e sotme tregojnë një rritje 20 përqind më të madhe.
Numri i njerëzve të vdekur nga COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar është rritur pesëfish në një javë, nga vetëm 759 të premten e kaluar, 27 mars.
Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock pranoi sot që javën e ardhshme ka të ngjarë të jetë më keq akoma, duke arritur potencialisht në më shumë se 1.000 vdekje në ditë deri të dielën e Pashkëve.