Rreziku fatal në Britani, rreth 50 mijë të infektuar dhe mbi katër mijë të vdekur nga COVID-19

Evropë

Rreziku fatal në Britani, rreth 50 mijë të infektuar dhe mbi katër mijë të vdekur nga COVID-19

Nga: M.L. Më: 5 prill 2020 Në ora: 17:32
Ilustrim

Numri i të vdekurve nga Koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar rritet në 4 mijë 974 pasi 621 të tjerë vdiqën duke përfshirë edhe një 35 vjeçar të shëndetshëm.

Një total 47 mijë e 806 persona në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar kanë dalë pozitiv në testin për Koronavirus pasi 5 mijë e 903 njerëz të tjerë u infektuan.

Më pak vdekje u njoftuan sot sesa të Premten.

Por numri i infeksioneve të reja ditore shënoi rritje - pasi 5 mijë e 903 më shumë njerëz dolën pozitiv në 24 orët fundit, krahasuar me 3 mijë e 735 dje.

Një 35-vjeçar vdiq. Ai ishte në mesin e 29 pacientëve dhe nuk vuante nga ndonjë sëmundje kronike.

NHS tha që pacientët ishin midis moshës 33 dhe 103 vjeç, shkruan The Sun, përcjell “Bota sot”.

Në Angli, numri i të vdekurve u rrit në 4 mijë e 494, pasi vdiqën 555 njerëz të tjerë.

Ndërsa në Irlandën Veriore, ka pasur shtatë vdekje të tjera - duke e çuar numrin në 63.

Uellsi ka raportuar 12 vdekje të tjera - me gjithsej 166.

Në Skoci, dy persona të tjerë kanë vdekur - duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 220.

Departamenti i Shëndetësisë zbuloi se numri i testeve që po kryheshin u rrit pas premtimeve nga qeveria për ta rritur atë.

Dje ishin 10 mijë e 984 teste, ndërsa sot u bënë 12 mijë e 334 teste.

Për 15 ditë numri i rasteve të konfirmuara nga 5 mijë shkoi në afër 50 mijë.

Sekretari i Shëndetit, Matt Hancock këtë mëngjes kërcënoi se do të ndalojë ushtrimet jashtë nëse Britanezët nuk do t'i përmbahen rregullave të bllokimit. Ai qortoi banorët që refuzuan t`u binden urdhrave.

Disa prej tyre nuk e respektuan distancën sociale pasi punonin nëpër parqe dhe u çiklizuan në grupe të mëdha, duke detyruar një park të Londrës të mbyllet.

Z. Hancock tha sot në Andreë Marr Shoë në BBC: "Ne kemi thënë për shkak të përfitimeve pozitive për shëndetin tuaj fizik dhe mendor që është mirë të ushtroheni vetë ose me anëtarët e familjes tuaj. Por nëse rezultati i kësaj është që shumë njerëz dalin jashtë dhe thyejnë rregullat  duke thënë "mirë nëse mund të bëj ushtrime, atëherë është mirë që unë të bëj gjëra të tjera ", atëherë kam frikë se do të duhet të bëjmë veprime.”

Dje, një fëmijë pesë vjeç u bë viktima më e re e koronavirusit në Britani.

5 vjeçari tani besohet të jetë vdekja më e re e Covid-19 në Evropë, pasi një vajzë 12-vjeçare ndërroi jetë në Belgjikë në fillim të kësaj jave.

Më parë, viktima më e re e koronavirusit në Britani ishte  13-vjeçari Ismail Mohamed Abduluahab, i cili vdiq në spital në Londër të hënën.

Dje, u zbulua pesë shoferë të autobusëve në Londër vdiqën tragjikisht, pasi u kontraktuan koronavirus.

Të paktën tetë mjekë kanë vdekur duke luftuar me virusin vdekjeprurës - përfshirë tre infermierë.

John Alagos, 23 vjeç, është infermieri i tretë dhe mjeku më i ri britanik që besohet se vdiq për shkak se nuk e kishte veshur veshjen e duhur mbrojtëse gjatë punës, tha nëna e tij e shkatërruar.

Dy infermierët e tjerë që vdiqën nga koronavirusi besohet të jenë infektuar nga pacientët.

Aimee O'Rourke, 38 vjeç dhe Areema Nasreen, 36 vjeç, mjerisht ndërruan  jetë pasi trajtuan pacientët me koronavirus në vijën e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat