Kryeministri britanik, në gjendje stabile

Evropë

Kryeministri britanik, në gjendje stabile

Më: 7 prill 2020 Në ora: 14:26
Boris Johnson

Qeveria britanike njoftoi se kryeministri Boris Johnson është në gjendje stabile, pasi natën e kaluar është transferuar në kujdes intensiv.

Johnson është diagnostikuar me koronavirus më 27 mars.

Pasi ka kaluar më shumë se një javë në vetizolim në shtëpi, ai është shtruar në spital më 5 prill.

Johnson është duke u trajtuar me oksigjen dhe merr frymë pa ndonjë ndihmë tjetër, tha zëdhënësi i tij.

Kryeministri nuk ka diagnozë të pneumonisë, shtoi ai.

Zyrtarë të Qeverisë britanike kanë thënë se Johnson vazhdon të mbetet në krye të ekzekutivit.

Të hënën, sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab, ka kryesuar një takim të qeverisë për koronavirusin, në vend të Johnsonit.

Muajin e kaluar, zëdhënësi i Johnsonit ka thënë se nëse kryeministri nuk ndjehet mirë dhe nuk është në gjendje të punojë, Raab do t’i marrë përsipër detyrat e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat