Britania shënon rekordin e vdekjeve ditore/ 953 viktima në 24 orë nga COVID-19

Evropë

Britania shënon rekordin e vdekjeve ditore/ 953 viktima në 24 orë nga COVID-19

Më: 10 prill 2020 Në ora: 18:21
Britania

Britania shënoi një ditë tjetër të zymtë në luftën e saj me koronavirusin, pasi sot zyrtarët regjistruan 953 vdekje, duke rritur numrin e viktimave në 8,931.  

Anglia regjistroi 866 vdekje të reja midis pacientëve të infektuar në spital, ndërsa 87 të tjera u konfirmuan sot në Skoci, Uells dhe Irlandën Veriore, raporton Dailymail.  

Mbretëria e Bashkuar ka tejkaluar ditët më vdekjeprurëse në Itali (919) dhe Spanjë (950), të cilat të dy janë mposhtur nga infeksioni vrasës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat