Koronavirusi, OBSH: Numri i rasteve në Europë, dyfishohet çdo 3-4 ditë

Evropë

Koronavirusi, OBSH: Numri i rasteve në Europë, dyfishohet çdo 3-4 ditë

Më: 11 prill 2020 Në ora: 10:19
Ilustrim

Numri i rasteve me koronavirus në Europë dyfishohet shumë shpejtë, çdo 3-4 ditë.

Është kjo deklarata e bërë për CNN nga doktoresha Maria Van Kerkhove, një nga drejtueset e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Në këtë moment në të gjithë Europën koha e dyfishimit është me 3-4 ditë… dhe është shumë e shpejtë”, tha Van Kerkhove.

Doktoresha nënvizoi gjithashtu edhe rëndësinë e testeve për të përcaktuar përhapjen globale të epidemisë.

“Nëse ka vende me një shkallë pozitiviteti prej 30%, kjo do të thotë se rrotull ka shumë raste të tjera. Nëse ka vende me shkallë konfirmimesh prej 1%, kjo do të thotë se në të vërtetë ka shumë më shumë raste”, deklaron ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat