​Çernobil, zjarret shpërthejnë serish në afërsi të uzinës bërthamore

Evropë

​Çernobil, zjarret shpërthejnë serish në afërsi të uzinës bërthamore

Më: 16 prill 2020 Në ora: 21:24
Ilustrim

Zjarre të reja sot kanë shpërthyer serish në termocentralin e braktisur nuklear në Ukrainë, shuarja e të cilave është vështirësuar nga erërat e forta, thanë zyrtarët ukrainas.

Shërbimet e urgjencës ishin në gjendje të shuanin një zjarr që shpërtheu afër objektit bërthamor ditë më parë, dhe zyrtarët ukrainas kanë refuzuar çdo rrezik rrezatimi, transmeton Reuters.

Shërbimet e urgjencës shtetërore kanë treguar që tre zjarre të reja kanë shpërthyer, të cilat nuk janë në shkallë të gjerë dhe as kërcënuese.

"Niveli radioaktiv në Kiev dhe rajoni i Kievit është brenda kufijve normalë," tha Volodymyr Demchuk, drejtor i Shërbimit të Reagimit të Emergjencave, në një video-deklaratë.

Sipas tij, më shumë se 1.000 njerëz janë duke punuar për shuarjen e zjarrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat