E infektuar me Covid-19 shkoi me ish-in e saj/ Tradhtia që futi në karantinë dy qytete

Evropë

E infektuar me Covid-19 shkoi me ish-in e saj/ Tradhtia që futi në karantinë dy qytete

Më: 17 prill 2020 Në ora: 11:24
Ilustrim

Pavarësisht pandemisë dhe rrezikut për infeksion, tradhëtia mes çifteve vijon ende si më parë. Veçse kësaj herë nuk ka sjellë probleme mes dy personave por ka rrezikuar dy qytete.

I tillë është rasti i dy të rinjve nga Spanja, ku 27 vjeçari Danilo H. nga Ceres shkoi në Kordoba për të takuar ish të dashurën e tij, tashmë e martuar.

Së fundmi, e reja ishte kthyer nga Argjentina dhe jetonte në Spanjë. Vetëm disa ditë më vonë gruaja zbuloi se ishte e infektuar me Covid-19 ndërsa i dashuri i saj ishte kthyer në qytetin e tij, ku ishte takuar me miq, dhe në festa duke e përhapur pandeminë, të cilën nuk e dinte se e kishte.

Për shkak të tyre, të dy qytetet u futën në karantinë, ndërsa djali tentoi që të ikte nga vendi pasi historia e tyre kishte arritur deri tek guvernatori, Santiago del Estero.

g.kosovari

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat