Spanja pritet t’ua lehtësojë fëmijëve masat e izolimit

Evropë

Spanja pritet t’ua lehtësojë fëmijëve masat e izolimit

Më: 19 prill 2020 Në ora: 09:57
Ilustrim

Fëmijët spanjollë kanë qenë të mbyllur që nga 14 marsi për shkak të masave të rrepta të qeverisë. Tash, kryeministri Pedro Sanchez po synon që t’ua lehtësojë masat fëmijëve nga 27 prilli.

Kryetarja e Barcelonës, Ada Colau, e cila vetë ka fëmijë të vegjël, këtë javë kërkoi nga qeveria që t’i lejojë fëmijët të dalin jashtë shtëpive dhe banesave.

Spanja deri më tani i ka regjistruar mbi 20 mijë viktima të koronavirusit dhe numri i të infektuarve ka shkuar në mbi 194 mijë persona, shkruan “BBC”.

Gjatë një fjalimi të shkurtër në televizion të shtunën në mbrëmje, kryeministri Sanchez tha se Spanja i ka lënë prapa momentet më ekstreme, por tha se do të kërkojë nga kuvendi që ta shtyejë afatin e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 9 maj për shkak se arritjet e bëra ende janë të pamjaftueshme.

Tetë milionë fëmijët e Spanjës tashmë i kanë kaluar pesë javë të mbyllur në shtëpi dhe banesa dhe kohëve të fundit janë shtuar shqetësimet për rrezikun që kjo gjendje paraqet për shëndetin e tyre.

Koalicioni Spanjoll për të Drejtat e Fëmijëve ka paralajmëruar se masat e qeverisë mund të shkaktojnë probleme të shëndetit mendor dhe fizik të fëmijët dhe ka bërë thirrje që ata të lejohen të dalin jashtë për të luajtur dhe për të bërë aktivitete të ndryshme fizike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat