Britania drejt përmirësimit, 350 viktima nga koronavirusi në 24 orë

Evropë

Britania drejt përmirësimit, 350 viktima nga koronavirusi në 24 orë

Më: 27 prill 2020 Në ora: 17:08
Foto ilustrim

Situata në Britani nga Covid-19 duket se po shkon drejt përmirësimit përsa i përket uljes së numrit të viktimave.

Gjatë 24 orëve të fundit 350 pacientë kanë humbur jetën, në Angli, Skoci dhe Uells ndërkohë që Irlanda e Veriut do t’i publikojë shifrat më vonë gjatë ditës.

Nga këto, 329 viktima u shënuan në Angli, ku sipas Shërbimit Kombëtar të Shëndetit, mosha e tyre ishe nga 29 deri në 100 vjeç.

Me përditësimet e fundit, në Angli kanë ndërruar jetë në spitale 18,749 pacientë.

Ndërkohë në Skoci, janë shënuar 13 viktima duke e çuar në 1,262 numrin total të vdekjeve.

Në Uells, u shënuan 8 viktima dhe numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 796 që nga fillimi i pandemisë.

Në të gjithë Britaninë numri i viktimave ka shkuar në 20,732.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat