​Polonia shtyn zgjedhjet presidenciale për shkak të koronavirusit - Bota Sot
​Polonia shtyn zgjedhjet presidenciale për shkak të koronavirusit

Evropë

​Polonia shtyn zgjedhjet presidenciale për shkak të koronavirusit

Më: 10 maj 2020 Në ora: 23:13
Foto ilustrim

Zgjedhjet presidenciale në Poloni, të planifikuara për sot, janë shtyrë pas një debati se si dhe kur ato mund të jenë të sigurta duke pasur parasysh pandeminë me koronavirus.

Qeveria propozoi që të gjithë qytetarët të votojnë me postë, por kritikat dhe debatet rreth planit bëri që përgatitjet të ndërlikohen, dhe kreu i koalicionit qeverisës Jaroslav Kaczynski njoftoi shtyrjen e tyre për datë të pacaktuar.

Në një intervistë për të përjavshmen “Gazeta Polska”, Kaczynski mbrojti punën e qeverisë gjatë krizës politike për shkak të shtyrjes së zgjedhjeve presidenciale.

Vlerësohet se Polonia po “ndryshon për mirë” nën qeverinë e koalicionit të udhëhequr nga Partia e tij Ligji dhe Drejtësia, njoftoi sot portali Niezalezna.pl.

Një nga dy partitë më të vogla në pushtet donte të shtynte zgjedhjet dhe paralajmëroi se do të votonin kundër një ligji që do të lejonte dërgimin e votave me postë.

Koalicioni qeverisës njoftoi se zgjedhjet po shtyheshin dhe se do të caktohej një datë e re.

Presidenti Andrzej Duda, mandati i parë pesëvjeçar i të cilit skadon më 6 gusht, njoftoi pjesëmarrjen në zgjedhje, me mbështetjen e Partisë Ligji dhe Drejtësia.

Sondazhet i japin një avantazh Andrzej Duda ndaj nëntë kandidatëve të tjerë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat