Spanja shpall dhjetë ditë zie për viktimat e koronavirusit

Evropë

Spanja shpall dhjetë ditë zie për viktimat e koronavirusit

Më: 26 maj 2020 Në ora: 15:13
Foto Ilustrim

Qeveria e Spanjës shpalli dhjetë ditë të zisë, nisur nga e mërkura, për viktimat e pandemisë së koronavirusit.

Afro 27,000 njerëz kanë vdekur në Spanjë si pasojë e sëmundjes që e shkakton koronavirusi, COVID-19.

Gjatë periudhës së zisë, flamujt në ndërtesat publike do të ulen në gjysmë-shtizë, tha zëdhënësja e Qeverisë spanjolle, Maria Jesus Montero.

Spanja ka humbur 26,834 njerëz nga koronavirusi.

Autoritetet atje kanë raportuar për mbi 235,000 njerëz të infektuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat