Mbrojtja Civile e Italisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit.
Nga 67.324 tamponë, janë gjetur 584 raste të reja (dje ishin 397) me Covid-19. Rastet aktuale janë 50.966, 1.976 më pak persona se dje.
Në ditën e fundit kanë vdekur 117 (dje ishin 78) persona me Coronavirus, për një total prej 33.072 vdekjesh nga fillimi i epidemisë. Ndërsa është rritur në 147.101 numri të shëruarve. 2.443 në krahasim me dje.
Rastet aktuale: 50.966
Të vdekur: 33.072 (+117, +0,4%)
Të shëruar: 147.101 (+2.443, +1,7%)
Në Terapi Intensive: 505 (-16, -3,1%)
Tamponë: 3.607.251 (+67.324)
Raste totale: 231.139 (+584, +0,3%)