Spanja miraton vendimin: Pagë minimale për 850 mijë familje në nevojë - Bota Sot
Spanja miraton vendimin: Pagë minimale për 850 mijë familje në nevojë

Evropë

Spanja miraton vendimin: Pagë minimale për 850 mijë familje në nevojë

Më: 30 maj 2020 Në ora: 08:19
Pedro Sanchez

Qeveria spanjolle ka miratuar gjatë së premtes prezantimin e një pakete “për të ardhura minimale jetike” të cilat do të shkojnë drejt 850 mijë familjeve në nevojë.

Kryeministri Pedro Sanchez, i cili vjen nga radhët e Partisë Socialiste, e përshkroi si një “masë historike”, duke shtuar se “një vend nuk mund të ketë prosperitet nëse lë jashtë një pjesë të popullsisë”.

Ai tha se kjo masë do të mbrojë “ata që po kalojnë periudhën më të vështirë, do të luftojë varfërinë si dhe në rimëkëmbjen ekonomike të vendit”.

Kush mund të përfitojë?

Familjet duhet të vërtetojnë se janë në gjendje të vështirë dhe të kenë të ardhura mujore nën 200 euro.

Po ashtu edhe emigrantët që jetojnë prej më shumë se një viti në Spanjë mund të aplikojnë.

Shuma e përfituar do të variojë nga 462 euro në 1 mijë euro në muaj, në varësi të kushteve familjare.

Spanja është ndër shtetet më të prekura nga COVID-19, me mbi 27 mijë viktima të raportuara, duke e renditur në vend të tretë në BE dhe e pesta në botë, sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat