Gjermania regjistron rritje të numrit të rasteve ditore me COVID-19

Evropë

Gjermania regjistron rritje të numrit të rasteve ditore me COVID-19

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 08:56
Ilustrim

Gjermania ka publikuar bilancin e 24 oreve të fundit me COVID-19.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 555 në 185.416, treguan të enjten të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundje infective, raporton Reuters.

Numri i vdekjeve të raportuara u rrit me 26 në 8.755, tregoi raporti.

Shifrat e reja paraqesin rritje për dallim nga java e fundit ku Gjermania kishte shënuar rënie të konsiderueshme të numrit të rasteve të reja me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat