Koronavirusi në Itali, 34 viktima dhe 210 të infektuar në 24 orët e fundit

Evropë

Koronavirusi në Itali, 34 viktima dhe 210 të infektuar në 24 orët e fundit

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 18:39
Foto Ilustrim

Italia regjistroi 34 viktima dhe 210 raste pozitive me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit. Numri i viktimave me koronavirus ka arritur më 34 405 e numri i të infektuarve në 237 500.

Autoritetet italiane të shëndetësisë shprehen optimistë mbi reduktimin e fuqisë përhapjes së virusit në territorin kombëtar. Numri i personave aktivë aktualë me Covid-19 është 24 569.

Po në ulje është numri i pacientëve që po kurohen në strukturat spitalore . Aktualisht janë 3301 e 177 po kurohen në repartet e terapisë intensive.

Autoritetet italiane vazhdojnë dita ditës të kryejnë tamponë në masë të popullsisë. Në 24 orët e fundit janë kryer 46 882 tamponë e numri i tyre i përgjithshëm është 4 695 707.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat