Amsterdam/Distrikti i dritave të kuqe përgatitet për rihapje - Bota Sot
Amsterdam/Distrikti i dritave të kuqe përgatitet për rihapje

Evropë

Amsterdam/Distrikti i dritave të kuqe përgatitet për rihapje

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 12:09
Amsterdam

Distrikti i dritave të kuqe në Amsterdam do të rihapet ditën e sotme, më 1 korrik.

Kjo pjesë famëkeqe e qytetit do të jetë mjaft ndryshe në këtë kohë pandemie.

Prostitutat duhet të mbajnë doreza dhe të shmangin seksin oral.

Dhomat mbrapa perdeve të kuqe janë pastruar dhe dezinfektuar për të mirëpritur klientët e munguar.

Ky kthim në punë duket se ka qënë i nevojshëm për punonjësit e seksit, të cilët janë penalizuar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Shumë prej tyre janë detyruar ta shndërrojnë biznesin e tyre në një format online dhe është raportuar se faqe si ‘OnlyFans’ kanë pësuar një rritje të ndjeshme në përdorues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat