Rritet numri i rasteve të reja me koronavirus në Itali - Bota Sot
Rritet numri i rasteve të reja me koronavirus në Itali

Evropë

Rritet numri i rasteve të reja me koronavirus në Itali

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 19:48
Foto ilustrim

Italia ka raportuar 181 vdekje të reja lidhur me koronavirusin përbrenda 24-orëshit të fundit, ka bërë të ditur Agjencia e Mbrojtjes Civile të mërkurën.

Kjo shifër ka çuar numrin akumulativ të vdekjeve nga Covid-19 në vend në 34,788, sipas platformës Worldometer, shkruan lajmi.net.

Në anën tjetër, Gadishulli ka raportuar edhe 182 raste të reja me koronavirus të mërkurën. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Itali aktualisht është 240,760.

Deri më tani, nga koronavirusi në shtetin evropian janë shëruar 190,717 persona.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat