Moska përkrah Kishën Serbe në përplasjen me qeverinë malazeze - Bota Sot
Moska përkrah Kishën Serbe në përplasjen me qeverinë malazeze

Evropë

Moska përkrah Kishën Serbe në përplasjen me qeverinë malazeze

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 10:00
Kisha Serbe

Vijon beteja për kontrollin e pronave ndërmjet Kishës Ortodokse Autoqefale të Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe, që ka shkaktuar një përplasje të konsiderueshme në vend dhe një mbajtje ane nga ana e Moskës për Kishën Serbe.

Media shtetërore e Rusisë, Sputnik rregullisht boton analiza e komente në lidhje me këtë përplasje. Në numrin e sotëm Sputnik bën një diversion me zarar, duke përdorur ushtrinë në lidhje me përplasjen e dy institucioneve klerikale.

“Më shumë se 120 ushtarë dhe oficerë, aktivë dhe pensionistë të ushtrisë malazeze mbështesin Kishën Ortodokse Serbe në Mal të Zi”, thekson Sputnik, duke sjellë një argument që rrit mjaft tensionet në Mal të Zi.

Ka disa muaj që në mediat ruse, rregullisht flitet për konfliktin ndërmjet Kishës Autoqefale Ortodokse dhe Kishës Serbe për administrimin e disa objekteve të rëndësishme të Kultit në Mal të Zi.

Qeveria e Podgoricës, miratoi një ligj para pak kohësh, ku i jepte të drejtë Kishës Autoqefale vendase që të administrojë objektet malazeze të kultit, por Kisha serbe ka protestuar dhe organizuar protesta në disa qytete të rëndësishme të Malit të Zi.

Këtë betejë, Moska zyrtare nuk e ka ndjekur në mënyrë indiferente por duke u rreshtuar fort me kishën serbe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat