KB: Vrasja e gjeneralit iranian Sulejmani, e jashtëligjshme - Bota Sot
KB: Vrasja e gjeneralit iranian Sulejmani, e jashtëligjshme

Evropë

KB: Vrasja e gjeneralit iranian Sulejmani, e jashtëligjshme

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 14:59
Kasim Sulejmani.

Raportuesja speciale e Kombeve të Bashkuara për vrasje pa gjykim, Agnes Kalamar deklaroi se SHBA-ja ka siguruar dëshmi me të cilat do të arsyetohej sulmi ajror ndaj automjetit me të cilin ka udhëtuar gjenerali Kasim Sulejmani.

“Gjenerali ishte i obliguar për aksione në Teheran në Siri dhe në Irak. Edhe krahas asaj nuk paraqiste rrezik të drejtpërdrejtë për jetën e njerëzve”, theksoi Kalamar.

Ajo shtoi se KB duhet të sjellë rezolutë për përdorimin e dronëve gjatë vrasjes së njerëzve.

Më 3 janar të këtij viti në afërsi të aeroportit në Bagdad janë vrarë gjenerali Kasim Sulejmani nga forcat elitare Kuds të Gardës revolucionare islamike dhe Ebu Mehdi al Muhandis, komandant më i vjetër i Njësiteve popullore irakiane për mobilizim. Në sulm, krahas Sulejmanit dhe oficerëve iranianë, jetën e humbën gjithsej 10 persona, prej të cilëve pesë nga Iraku.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat