Rriten shifrat ditore të vdekjeve dhe infektimeve me Coronavirus në Gjermani - Bota Sot
Rriten shifrat ditore të vdekjeve dhe infektimeve me Coronavirus në Gjermani

Evropë

Rriten shifrat ditore të vdekjeve dhe infektimeve me Coronavirus në Gjermani

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 08:30
Gjermani

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 12 të vdekur nga koronavirusi, katër më shumë se një ditë më parë.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 9,036.

Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 397 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 197,341. Një ditë më parë u shënuan 390 raste.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat