Greqia përballë thirrjeve të reja: Të hetohen vrasjen e refugjatëve në kufirin me Turqinë - Bota Sot
Greqia përballë thirrjeve të reja: Të hetohen vrasjen e refugjatëve në kufirin me Turqinë

Evropë

Greqia përballë thirrjeve të reja: Të hetohen vrasjen e refugjatëve në kufirin me Turqinë

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 10:16
Greqi

Greqia dhe BE po përballen me thirrje për të hetuar vdekjen e një burri sirian dhe një pakistanezi në kufirin tokësor midis Turqisë dhe Greqisë. Kjo vjen pas një raporti nga grupi Forensic Architecture, i cili e sheh si "shumë të mundshme" që burri sirian u qëllua nga ushtarë grekë.

Këto vdekje ndodhën pasi Turqia hapi portat e saj për në Evropë në mars.

Komisioni Evropian thotë se nuk është detyra e tij për të hetuar, por konsideron se hetimi është i nevojshëm. "Së pari është përgjegjësia e autoriteteve greke të monitorojnë situatën dhe të hetojnë këtë lloj raportesh sepse shpresoj se edhe ata janë gjithashtu të shqetësuar për këtë", tha Ylva Johansson, Komisioneri i Çështjeve të Brendshme të BE për Euronews.

"Unë jam gjithashtu gati të shoh nëse kemi nevojë për propozime të reja se si mund të sigurohemi që vendet anëtare monitorojnë kufijtë e tyre në mënyrën e duhur".

Athina po insiston që këto pretendime janë një propagandë e pastër turke dhe se nuk ka asnjë provë për forcat greke : "Greqia tani është pothuajse e vetmja pikë e hyrjes pas mbylljes së Libisë dhe Marokut, është e vetmja pikë e hyrjes në Evropë për të gjithë njerëzit e mjerë", tha Michalis Chrysochoidis, Ministri i Greqisë për mbrojtje civile.

"Kur po flisni për vdekje, ju lutemi, vdekja e dikujt dhe më e rëndësishmja vdekja e një të riu është një çështje shumë e rëndësishme dhe ne nuk mund t'i referohemi kaq lehtë. Kam dëgjuar pretendime për ekzistencën e snajperëve, por Policia Greke nuk ka keni snajpera, armët nuk janë përdorur kurrë, ka pasur disa masa të thjeshta policore që janë përdorur ".

Agjensia e OKB-së për Refugjatët, UNCHR po i kërkon gjithashtu Greqisë të hetojë raporte të shumta mbi sulme nga autoritetet greke në kufijtë detarë dhe tokës të vendit, me synim kthimin e migrantëve dhe azilkërkuesve në Turqi pasi ata kishin mbërritur në tokën greke ose në ujërat territoriale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat